Piloti italian Francesco Bagnaia me motorin Ducati fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Mugello.
Ky është suksesi i tretë sezonal për Bagnaia, që një ditë më parë fitoi edhe garën “sprint”, duke thelluar diferencën me rivalët në renditjen e përgjithshme.
Italiani, kampion bote në fuqi, e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke lënë pas spanjiollin Jorge Martin me Ducati Pramac. Në vendin e tretë u klasifikua francezi Johann Zarco po me Ducati Pramac, çka konfirmon dominimin e motorit italian në këtë garë dhe këtë sezon.
Një garë ku Bagnaia bëri ligjin dhe e meritoi fitoren, ndërsa për rivalët ishte e pamundur të rivalizonin. Ducati çoi katër pilotë në katër vendet e para, me Luca Marini në vendin e katërt.
Zhgënjejnë sërish Marc Marquez me Honda, Maverick Vinales me Aprilia dhe Fabio Quartarario me Yamaha, larg më të mirëve.