Piloti spanjoll Jorge Martin me Ducati Pramac fitoi garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. Ai preu i pari vijën e finishit, në një garë të dominuar në pistë.
Në vendin e dytë u rendit piloti italian i Ducati zyrtar, kampioni i botës në fuqi, duke lënë pas australianin Jack Miller me KTM. Edhe në këtë garë, dominoi motori Ducati, duke nxjerrë katër pilotë në pesë vendet e para.
Tjetër garë zhgënjyese për Marc Marquez (Honda) e Fabio Quartararo (Yamaha), jashtë “top-10”. Në renditjen e përgjithshme të botërorit, Bagnaia vijon të dominojë, shkëputur 21 pikë nga Martin.
Nesër do të zhvillohet gara zyrtare e Cmimit të Madh të Gjermanisë.