Përparim Dushi, pas një mungese bukur të gjatë, është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në garat e disiplinës malore.
Anëtari i Prishtina Racing Team, sot ka triumfuar në garën Kulla 2023”, e para për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm për këtë disiplinë.
“Zhuqa” me Mitsubishi Evo 9, shtegun me gjatësi prej 5.6 kilometra e kaloi për kohën 03:18.721 dhe 03:22.408 minuta (06:41.129 përfshirë dy vozitjet), me shpejtësinë mesatare prej 100.515 kilometra në orë.
Në pozitën e dytë u rendit Valdet Kaçandolli, i cili ishte fantastik në vozitjen e dytë. Ai me Suzuki Swift në cak arriti për kohën 03:13.932 minuta, por u penalizua nga vozitja e parë në të cilën pati kohë 03:35.218 minuta.
I treti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Ernest Daka me BMW M3, me kohë 03:24.294 dhe 03:25.462 minuta.
Rezultatet komplete në plasmanin e përgjithshëm dhe në klasa, janë në linkun e mëposhtëm.