Arjeta Rysha është gruaja më e suksesshme në automobilizmin e Kosovës.
Javën që e lamë pas, ajo ka treguar cilësitë e saja në disiplinën malore, duke u rendit e para në Klasën 1, në garën “Kulla 2023”.
Në garë ishte e vetmja femër, kjo është dëshmi për guximin dhe nivelin e lartë të saj garues.
Arjeta ka pretendime të mëdha për këtë edicion.
“Ka qenë gara e parë për kampionatin e Kosovë.
Në përgjithësi gara kaloi mirë dhe të them të drejtën fitoren nuk e kam pritur edhe aq shumë, duke pas parasysh konkurrencën dhe rivalitetin, dhe njëkohësisht për mua pista e Kullës nuk është edhe aq e dëshirueshme (duke pas parasysh aksidentin në këtë pistë)”, thotë Arjeta për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Garuesja e klubit AK Ferizaj tha se në garën e Kullës në asnjë moment nuk u dorëzua deri në arritjen e qëllimit.
“Nuk u dorëzova dhe ia arrita qëllimit!
Ky vit filloi me sukses dhe besoj që të vazhdojë me këtë ritëm deri në fund të kampionatit!”, - thotë Arjeta.