Në Holandë dominojnë italianët

Formula 1

Në Holandë dominojnë italianët

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 15:42
Pamje nga gara

Marco Bezzecchi merr ‘poleposition’ në Çmimin e Madh të Holandës , i vlefshëm për raundin e tetë të Kampionatit Botëror MotoGP 2023.

Piloti i ekipit VR46 do të niset para të gjithëve në sprintin e orës 15:00 të së dielës, teksa në rreshtin e parë janë dy Ducati-t e tjerë të Francesco Bagnaia dhe Luca Marini.

Pas treshes tërësisht italiane, rreshti i dytë në Assen do të hapet nga Yamaha e Fabio Quartararo, i cili paraprin KTM-në e Brad Binder dhe Aprilia-n e Aleix Espargaro , me shokun e tij të skuadrës Maverick Vinales në vendin e shtatë.

Vetëm i dhjeti Jorge Martin, fitues i garës së fundit në Gjermani. Marc Marquez do të startojë në vendin e shtatëmbëdhjetë pas përplasjes me Enea Bastianini në etapën e parë.

Pas shtatë garave të këtij sezoni, Ducati prin kampionatin me Bagnaia (160 pikë), Martin me 144 pikë dhe Bezzecchi me 126 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat