Kampionja e Kosovës në Drag Race, Pranvera Xhaferi, shpreh fjalë të bukura për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Pranvera thotë se gazeta “Bota sot” është krah i fuqishëm i sportit sidomos i sportisteve.
“Uroj 28 vjetorin e gazetës kombëtare ‘Bota sot’.
Uroj edhe qindra vite tjera me sukses.
Është gazetë që pasqyron me korrektësi aktivitetet sportive, po ashtu edhe problemet që ballafaqohen çdo sportist e klub.
Është zëri i fuqishëm edhe i automobilizmit sidomos në konkurrencën e femrave”, ka uruar Pranvera.