Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda familjes së shoferit të NASCAR Jimmie Johnson.
Policia beson se vjehrra e shoferit, Terry Janway, qëlloi dhe vrau burrin e saj Jack Janëay dhe nipin e tyre Dalton gjatë mbrëmjes të së hënës.
Terry, 68 vjeç, u gjet e vdekur brenda shtëpisë së bashku me burrin e saj 69-vjeçar dhe nipin e tyre 11-vjeçar. Terry dhe Jack janë prindërit e gruas së garuesit të NASCAR.
Vdekja e tyre po hetohet si një vrasje-vetëvrasje dhe policia thotë se vjehrra e Johnson, Terry, besohet të jetë e dyshuara kryesore.
NASCAR lëshoi një deklaratë për “NBC Sports”:
“Jemi të pikëlluar për vdekjen tragjike të anëtarëve të familjes së Chandra Johnson (gruaja e garuesit). E gjithë familja e NASCAR shpreh mbështetjen dhe ngushëllimet e saj më të thella gjatë kësaj kohe të vështirë për Chandrra, Jimmie dhe të gjtihë familjarët".