Max Verstappen fitoi sot “garën sprint” të zhvilluar në pistën e Zeltweg, në Austri, duke konfirmuar dominimin e tij në botërorin e Formula 1.
Edhe pse gara u zhvillua në një pistë të lagur, piloti holandez i Red Bull nuk pati asnjë problem të dominojë e fitojë (+21 sekonda nga rivalët).
Në vendin e dytë u rendit meksikani Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, ndërkohë që podiumi kompletohet me spanjollin Carlos Sainz të Ferrari (i treti). Pilotët garuan të gjithë me gomat e ndërmjetme, për pistë të lagur, duke bërë që të kishte rivalitet për zonën e pikëve, kur pilotët ëndërruan gomat.
Në vendin e katërt u klasifikua Stroll, që la pas Alonso, Hulkenberg, Albon e Russell, të renditur në tetë vendet e para, që morën pikë nga kjo garë 100km. Dobët u paraqitën Hamilton me Mercedes, në vendin e 10-të si dhe Leclerc me Ferrari, që doli i 12-ti.
Të dielën, ora 15:00, do të zhvillohet gara e Austrisë, ku pilotët do ta nisin garën në bazë të rezultateve të arritura në provat zyrtare të ditës së premte.