Garuesja e klubit KA Ferizaj, Arjeta Rysha, ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme, duke e zënë vendin e tretë në garën “Trofeu Skënderbej” në automobilizëm.
Gara u mbajt në Krujë të Shqipërisë, ndryshe ishte edicioni i tetë.
‘Gara Hill Climb ‘Trofeu Skënderbej’, edicioni i 8-të, klasa 1, vendi i tretë 3-të.
Tre të parët
Gara e Krujës ishte pak e vështirë këtë herë pasi kisha disa ndryshime në veturë dhe nuk munda të ambientohesha mjaftueshëm, duke pas parasysh që sot u mbajt vetëm një xhiro prove dhe direkt dy gjiro garë, mirëpo arrita të renditem e 3 në kategorin time”, thotë Rysha për gazetën kombëtare “Bota sot”.