Edhe pse Mercedesi ka humbur disi fuqinë e tij krahasuar me RedBullin në vitet e fundit, sërish Maks Vershtapen e ka treguar se di që të jetë shumë agresiv edhe me një makinë në dukje më të ngadaltë, atëherë kur skuderia gjermane dominonte me Luis Hamiltonin.
Dhe pikërisht këtë meritë ky i fundit ia njeh holandezit, me të cilin duelet e ashpra, përtej edhe limiteve ndoshta nuk kanë munguar:
“Maks po tregon se është një pilot i uritur dhe kjo është ajo që i duhet këtij sporti për të mbijetuar.
Edhe pilotimi i tij sa vjen e po përmirësohet, ndonëse shpesh herë, kur nervozohet e dimë të gjithë sesi përfundon (qesh)…
Gjithsesi, ajo që dua të them është se e ardhmja do të jetë e gjitha e tija. Është ende shumë i ri dhe duke parë sesa vite karrierë e presin ende, unë besoj se ai do të thyejë jo vetëm titujt e mi (7 herë kampion bote), por edhe ato të Mikael Shumakerit (7 Botërorë).
Është i zoti, këtë s’e mohojmë dot”, u shpreh piloti britanik i Mercedesit.