Çmimi i Madh i Hungarisë ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për “Red Bull Racing Team”.
Piloti i dytë i shtëpisë automobilistike në fjalë, Segio Perez, ka mbyllur përpara kohe provat e para të lira.
Meksikani është futur më shpejt në një kthesë dhe ka humbur kontrollin e veturës. Ky gabim i ka kushtuar shumë pasi siç duhet në Hungari gara zhvillohet në qytet dhe muret mbrojtëse janë mjaft pranë pistës.
Episodi nuk është aspak i lehtë për “Red Bull”, e cila ka shumë pak kohë që të rikuperojë dëmet e shkaktuara në veturë nga aksidenti.