Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon me orar mjaft të ngjeshur.
Në fundjavën e kaluar, u zhvillua gara në karting sllallom dhe auto sllallom, e cila për herë të parë u mbajt në parkingun e Prishtina Mall.
Ndërsa, fundjava që po na pret do të jetë në ambient krejt ndryshe. Në radhë është gara e disiplinës malore, “Grashtica 2023”, e cila ,bahet më 29 e 30 korrik.
Ky është rast i mirë për dashamirët e auto sportit, por edhe për mërgimtarët tanë të shumtë që aktualisht janë në Kosovë, për të kaluar një pjesë të kohës në shtegun e Grashticës, ku me siguri do të ketë shumë “zhurmë”, rivalitet e adrenalinë.