Garë e veçantë nga 15 shtete të ndryshme në malin Sarisalltik në Krujë!
“Gara e veçantë që ngjiti në malin Sarisalltik në Krujë plot 15 flamuj të ndryshëm shtetesh.
Një tjetër “provë force” e turizmit shqiptar, potenciali i të cilit shtrihet në çdo pëllëmbë të Shqipërisë që sapo ka nisur fluturimin, falë vitesh pune e këmbëngulje të madhe për të dalë nga humnera e 10 vjetëve më parë.
Shqipëria u përfaqësua nga profesori i apasionuar Gentjan Shaqiri“, shkruan Kryeministri shqiptar Edi Rama.