Sainz, më i shpejti në provat e lira

Formula 1

Sainz, më i shpejti në provat e lira

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:59
Pamje nga gara

Karlos Sainz e ka ngjitur “Ferrari”-n në krye të renditjes së kohëve të vete në pistën e shtëpisë, teksa ai spikati të premten pasdite në seancën e dytë të provave të lira, të Çmimit të Madh të Italisë, në Monza, duke lënë prapa “MekLaren”-in e Lando Norrisit dhe “Red Bull”-in e Serxhio Perezit, i cili pati një aksident në fund të asaj seance.

Teksa programi i “Kuotës Alternative të Gomave” do të gjejë zbatim për herë të dytë këtë sezon, dy seancat e së premtes ishin një tjetër pasdite e ngjeshur në të ashtuquajturin “Tempullin e Shpejtësisë”, teksa pilotët, por edhe skuadrat, grumbulluan të dhëna të vlefshme mbi gomat e buta, të mesme dhe të forta, që janë në fakt edhe të kategorisë më të butë të gomave që përdor Formula 1.

Seanca e dytë ishte e mbushur me aksidente, sidomos ai i Perezit, që po nxitonte të regjistronte një kohë të mirë, por doli nga pista në kthesën e famshme “Parabolika” dhe goditi muret rrethuese.

Para tij edhe Lens Stroll, i cili sapo kishte marrë në dorë timonin e “Aston Martin”-it të tij nga piloti rezervë, Felipe Drugoviç, i cili e pati testuar makinën në seancën e parë të  provave të ri, u detyrua të ndalej për shkak të një avarie në sistemin e karburantit.

Nga e gjithë kjo rrëmujë e pësoi Maks Verstapeni, i cili ishte më i shpejti në seancën e parë, por u ankua për trafik gjatë së dytës dhe nuk shkoi dot më larg se vendi i 5-të, 276 të mijëtat e sekondës prapa Karlos Sainzit, i cili regjistroi kohën 1 minutë, 21 sekonda e 355 të mijëtat, vetëm 19 të mijëtat më shpejt sesa Norris.

Si provat zyrtare të shtunës, që nisin në ora 16.00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat