Sot në orën 16:00 të apasionuarit pas veturave do të kenë mundësi që të shijojnë “pole position” ndërsa ditën e nesërme (e diel) duke nisur nga ora 15:00 do të mbahet gara në cirkuitin legjendar italian.
Sa i përket parashikimeve mendohet se edhe kjo garë do të shfrytëzohet nga “Red Bull” për të zgjatur serinë e fitoreve radhazi me Max Vedrstappen, i cili duket se ka rrugën e hapur drejt titullit kampion.
Gara në “Tempullin e shpejtësisë” mund të ketë edhe surpriza pasi veturat e “Ferrari”-t mund të shfrytëzojnë për të hedhur pas zhgënjimin e rezultateve të garës në Holandë.
Carlos Sainz ka dhënë një sinjal shprese për tifozët e “kokëkuqes” pasi regjistroi kohën më të mirë në Provat e Dyta të Lira.