Piloti spanjoll i Aprilia, Aleix Espargaro, fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Katalonjës në MotoGP, garë e zhvilluar në pistën e Barcelona. Ai përsëriti suksesin e një dite më parë, ku pat fituar edhe në garën sprint, por sot ai pati më shumë fat.
Aksidentet e xhiros së parë, që sollën flamurin e kuq dhe rinisjen e garës 25 minuta më vonë, bënë që në startin e dytë të garës së mungonin dy pilotët e Ducati, Francesco Bagnaia dhe Enea Bastianini. I pari ndodhet aktualisht në spital pas aksidentit dhe mund të ketë dëmtime seriozë në këmbë.
Gjithsesi, për sa i përket garës, ajo u dominua shumicën e kohës nga Espargaro, që arriti të triumfojë duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, spanjollin Maverick Vinales (i dyti) dhe spanjollin tjetër Jorge Martin me Ducati Pramac.
Dy pilotët e Aprilia dueluan deri në metrat e fundit për fitoren, të shkëputur nga rivalët. Për sa i përket renditjes së përgjithshme në MotoGP, Bagnaia mbron kreun e renditjes me 260 pikë, ndjekur nga Martn me 210 pikë e Bezzecchi me 189 pikë.