Verstappen fiton në Itali dhe shkruan historinë

Formula 1

Verstappen fiton në Itali dhe shkruan historinë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:56
Pamje nga gara

Në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Monzas, Max Verstappen regjistroi fitoren e dhjetë radhazi në botën e Formula 1.

Një rekord unikal për holandezin pasi askush më parë nuk kishte mundur të regjistronte kaq suksese të njëpasnjëshme. Dy herë Kampioni i Botës e nisi nga vendi i dytë garën, teksa Carlos Sainz ishte i pari.

Megjithatë, spanjolli u detyrua të dorëzohej në xhiron e 15-të, kur Verstappen e parakaloi pavarësisht se piloti i Ferrarit rezistoi jo pak.

Në vijim, Sainz e humbi pozicionin edhe ndaj Sergio Perez i cili e mbylli garën në vendin e dytë. Megjithatë, në fundin e garës piloti spanjolll luftoi shumë dhe ia doli të siguronte vendin e tretë duke lënë jashtë podium shokun e skuadrës, Charles Leclerc, me monegaskun që u detyrua të kënaqej me vendin e katërt.

VIDEO/ Një raund mjafton, në Manchester Florian Marku e mposht për punë sekondash kundërshtarin

Nga ana tjetër, dyshja e Mercedes e mbylli në vend të pestë dhe të gjashtë, teksa Russell u rendit para Hamilton.

Ndërkohë, në zonën e pikëve u renditen Albon, Norris, Alonso dhe Bottas. Pas kësaj fitoreje, Verstappen bëhet edhe më i pakapshëm në krye të renditjes me titullin e tretë botëror që mbetet vetëm një formalitet për holandezin.

Kujtojmë se kjo ishte gara e fundit në Europë për këtë sezon të Formula 1, teksa tashmë spektakli do të zhvendoset në Azi dhe Ameri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat