Valon Jaha i Prishtina Racing Team është fitues i garës në disiplinën Super Auto Sllallom, e cila u mbajt të dielën në Prizren, organizuar nga SHAM Prizreni D&G në bashkëpunim me FASK-un, ndërsa përveç për Kampionatin e Kosovës, ishte e vlefshme edhe për FIA CEZ.
Valoni me BMW pati kohën më të mirë prej 02:51.723 minuta, përfshirë dy vozitjet, ndërkohë që nuk pati asnjë penallti, duke dëshmuar edhe njëherë se është mjeshtër i kësaj disipline.
Pas garës, ai është shprehur i kënaqur me fitoren. “Ishte garë e mirë dhe me rivalitet. Jam i kënaqur me fitoren, por besoj se ka vend për përmirësime. Shpresoj që edhe në garat e ardhshme të kem rezultate të mira”, ka thënë Jaha pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.
I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Leutrim Rexhepi i AK Ferizajt, i cili me Golf 3 ishte për 07.715 sekonda më i ngadalshëm se fituesi, ndërsa në podium u gjend edhe Pajtim Qupeva i AMTKK, i cili me Audi A3 pati kohë prej 03:01.470 minuta.
Në plasmanin ekipor në tri pozitat e para u renditën AMTKK me 55 pikë, AK Ferizaj me 47 dhe Prishtina RT me 42 pikë.
Gara e sotme u vlerësua edhe për FIA CEZ, që ishte hera parë për një garë të Super Auto Sllallomit që organizohet në Kosovë.
Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Gjengiz Hajrullahu (Renault Clio – AMTKK)
2.Landrit Morina (Opel Corsa – AMTKK)
3.Ammar Mitrovica (Subaru – AMTKK)
Klasa 3 (mbi 1400-2000 ccm – Grupi 1)
1.Brunilda Gjura (Fiat – Prishtina RT)
Klasa 4 (mbi 2000 ccm – Grupi 1)
1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT)
2.Arjeta Rysha (Mercedes – Ferizaj)
3.Gazmend Demolli (Subaru – Prishtina RT)
Klasa 7 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 2)
1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT)
2.Trim Krasniqi (Opel Kadet – Prishtina RT)
Klasa 8 (mbi 2000 ccm – Grupi 2)
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)
2.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK)
Klasa 9 (deri 1400 ccm – Grupi 3)
1.Dren Mariqi (Yugo – AMTKK)
2.Emin Sabir (Yugo – AK Prizreni D&G)
3.Diellon Kelmendi (Peugeot 106 – Ferizaj)
Klasa 10 (mbi 1400-1600 ccm – Grupi 3)
1.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK)
Klasa 11 (mbi 1600-2000 ccm – Grupi 3)
1.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – AK Ferizaj)
2.Qëndrim Zatriqi (Golf 1 – Gjakova 137)
3.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – Ferizaj)
Klasa 12 (mbi 2000 ccm – Grupi 3)
1.Burim Asllani (Volvo S60 – Ferizaj)
Plasmani gjeneral:
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)
2.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – AK Ferizaj)
3.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK)
Plasmani ekipor:
1.AMTKK 55 pikë
2.AK Ferizaj 47
3.Prishtina RT 42
FIA CEZ
Divizioni 1
1.Emin Sabir (Yugo – AK Prizreni D&G)
Divizioni 2
1.Leutrim Rexhepi (Golf 3 GTI – Ferizaj)
2.Fatos Krasniqi (Honda Civic – AMTKK)
3.Dren Mariqi (Yugo – AMTKK)
Divizioni 3
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)
2.Ljubomir Lazarov (Yugo – Prosport Skopje)
3.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT)
N/A N/A
1.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK)
2.Arjeta Rysha (Mercedes – Ferizaj)
3.Vadrim Halili (Polo – AMTKK)
Promo
1.Zlatko Trajanovski (Citroen Saxo – Prosport Skopje)
2.Ljubomir Lazarov (Yugo – Prosport Skopje)
3.Gentjan Shaqiri (Alfa Romeo – ACA Racing)