Kampionati i sivjetmë i Kosovës në automobilizëm po shkon drejt fundit, ndërsa radha është për garën në disiplinën super auto sllallom, e cila mbahet të dielën në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Edhe kjo disiplinë po bëhet gjithnjë e më atraktive dhe rivaliteti është i theksuar, prandaj kështu pritet të jetë edhe këtë herë, ku garuesit do të japin maksimumin e tyre.
“Lufta” për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar do të vazhdojë edhe të dielën, prandaj me të drejtë pritet që gara të jetë interesante.
Organizatori, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), që do të asistohet nga Eurogoma RT, është duke i bërë përgatitjet e fundit për rrjedhë a më të mirë të garës.