Piloti i Mercedes thekson se falë shkëputjes së madhe në klasifikim, skuderia austriake dhe Max Verstappen tashmë kanë nisur të mendojnë për makinën e sezonin të ardhshëm.
Sipas britanikut ky është një luks që nuk e kanë skuderitë e tjera të cilat ende po mendojnë për sezonin aktual.
“Janë disa skuderi që kanë nisur të përmirësohen dhe të marrin frytet e punës.
Por, nga ana tjetër te RedBull kanë nisur të punojnë për makinën e sezonit të ardhshëm. E shoh që ata kanë nisur nga provat për vitin 2024, në këtë moment te Redbull po eksperimentojnë ndryshimet e reja.
Nga kjo kuptohet se sa shumë para të tjerëve janë, ne të gjithë ende po mendojmë si të përmirësojmë makinën aktuale ndërsa RedBull është tashmë në vitin 2024”, u shpreh Hamilton.