Horge Martin është shpallur fituesi i MotoGP në Japoni në cirkuitin Motegi, në një nga garat më të komplikuara të viteve të fundit, për shkak të reshjeve të shiut.
Pas flamurit të kuq u përpoqën të rinisnin, por nuk kishte mundësi pasi kushtet ishin gjithnjë e më të rrezikshme dhe më në fund Grand Prix i Japonisë u shpall i përfunduar me të gjithë që kalonin në xhiron e dymbëdhjetë.
Dhe aty Horge Martín ka kaluar i pari, me një avantazh 1″4 ndaj Peko Banjajasë dhe 2″ ndaj Mark Markez i cili po kthehej me shpejtësi në këto kushte në të cilat rrezikohej më pak.
Kjo ishte fitorja e tretë e vitit për Jorge Martin, gjithashtu dyfishi i tij i tretë i fitoreve në një GP pas Sachsenring dhe Misano.