Tashmë është zyrtare: Piloti spanjoll Marc Marquez do të lërë Honda për të garua me rivalët e Ducati. 8 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit (6 tituj në MotoGP) do të garojë me motorin satelit Ducati Gresini dhe jo me motorin zyrtar Ducati.
Skuadra italiane ka konfirmuar sot marrëveshjen me 30-vjeçarin, që shpreson të rikthehet te sukseset e dikurshme. Prej më shumë se dy vitesh ai ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, pas rrëzimeve dhe operacioneve që kreu në shpatull.
Marc Marquez ndjek kështu gjurmët e Valentino Rossi apo Jorge Lorenzo, por që ky transferim nuk u solli sukses.
“ Familja Gresini është e lumtur të njoftojë ardhjen e Marc Marauez për sezonin 2024”, thuhet në deklaratën e motorit italian..