Carlos Sainz thotë se “nuk kishte asnjë dyshim” se marrëdhënia e tij me Ferrarin po funksiononte mirë, pasi ai përsëriti dëshirën e tij për të nënshkruar një kontratë të re me ekipin italian.
Si Sainzit ashtu edhe shoku i tij i skuadrës Sharll Lekler iu skadon kontrata në fund të vitit 2024, por spanjolli ka qenë i zëshëm se nuk dëshiron të shkojë në sezonin e ardhshëm pa u zgjidhur e ardhmja e tij.
Drejtori i ekipit të Ferrarit, Fred Vaser, ka thënë gjatë gjithë fushatës 2023 se fokusi ka qenë në përmirësimin e makinës dhe bisedimet për kontratën mund të presin derisa të përfundojë sezoni.
Sainz ndoshta e ka forcuar pozicionin e tij negociues me një ecuri të fortë, e shoqëruar nga fitorja në Çmimin e Madh të Singaporit në shtator, gjë që e bën atë të vetmin pilot jo të Red Bull që ka fituar një garë këtë sezon.