Këtë fundjavë do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Australisë në MotoGP, por për shkak të motit të keq, organizatorët kanë vendosur të modifikojnë programin.
Kështu, gara zyrtare, që zakonisht zhvillohet ditën e diel, do të organizohet ditën e shtunë, ora 05:00 e mëngjesit me Shqipërinë.
Ndërsa gara sprint, që në program ishte ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e diel, po në këtë orë.
Por kjo garë sprint është në dyshim për t’u organizuar dhe do të zhvillohet vetëm nëse e lejojnë kushtet atmosferike.
Për të dielën parashikohet shi i rrëmbyeshëm, ndaj dhe ndodhi kjo rokadë.
Prë sa i përket provave që do të zhvillohet ditën e premte dhe të shtunë nuk ka asnjë ndryshim, ndaj ato do të zhvillohen normalisht.
Po ashtu edhe për sa i përket provave zyrtare. Në rrezik janë edhe garat e kategorive Moto 2 e Moto 3, që zhvillohen ditën e diel.