Piloti monogask i Ferrari, Charles Leclerc, siguroi “pole position” mbrëmjen e sotme në pistën e Austin, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Amerikës në Formula 1. Ai dha kohën 1’34”718, duke qenë më i shpejti në pistë, një rezultat që rikthen “kokëkuqen” protagoniste.
Për një moment ishte Verstappen ai që dha një kohë më të shpejtë, por koha iu anullua, pasi tejkaloi limitet e pistës. Kampioni i botës i mbylli provat zyrtare i gjashti.
Në vendin e dytë u rendit Lando Norris me McLaren, ndërsa në vendin e tretë u klasifikua Lewis Hamilton me Mercedes.
Forma e mirë e Ferrari konfirmohet edhe nga vendi i katërt i Carlos Sainz, me makinën tjetër, që la pas George Russell me Mercedes. Pas Verstappen, në “top-10”, u klasifikuan edhe Gasly, Ocon, Perez e Piastri. Zhgënjeu në këto prova Fernando Alonso me Aston Martin, në vendin e 17-të.
Nesër në mbrëmje (në mesnatë), në pistën e Austin do të zhvillohet gara sprint, për të cilën do të zhvillohen të tjera prova zyrtare. Ndërsa ditën e diel, do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Amerikës, por në të dyja këto gara pritet spektakël në pistë.