Me moton “Breast Cancer” Awareness”, janë mbajtur dy garat e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm në auto sllallom.
Në konkurrencën e meshkujve (auto klubet e regjistruara në FASK), në garën e parë triumfoi Genc Macula, ndërsa në të dytën Belkim Fazliu.
Derisa te femrat, në dy garat, rezultatin më të mirë e pati Arjeta Rysha, e pasuar nga Brunilda Gjura e Ilirieta Hasimi.
Ndërsa, te bizneset të dyja garat i fitoi Unik Ramadani.