Triumfi në garën e Meksikës ditën e diel ishte i 51-ti në karrierë për pilotin holandez Max Verstappen,i 16-ti këtë sezon.
Një rekord absolut, pasi askush më parë nuk e kishte realizuar këtë gjë.
Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit të Red Bull, që prej dy sezonesh dominon në Formula 1, duke mposhtur të gjithë rivalët.
Duke folur për këtë arritje, Verstappen tha: “Të fitosh 16 gara në një sezon është diçka e jashtëzakonshme.
Nuk e kisha menduar kurrë më parë se do të arrija të realizojë këtë gjë.
Më dukej diçka e pamundur.
Në fakt, i gjithë ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për ne dhe s’ka përfunduar ende”.
“Jam munduar të shfrytëzoj në maksimum çdo mundësi, ashtu sikurse bëra edhe në Meksikë, ku mora kreun që në start.
Edhe pse gara u ndërpre nuk e ulëm ritmin, por strategjia jonë ndryshoi, pasi nuk e dinim se çfarë do të ndodhte në pjesën e dytë të garës. Një sport me shumë risqe, por shohim përpara”, tha Verstappen.