Maks Vershtapen pa fituar për herë të 11 në këtë sezon pole-position dhe do të niset nga vija e parë në Çmimin e Madh të Brazilit në Formula në pistën e Interlagos.
Një pole-position që erdhi në kushte tejet të pazakonta, pasi një stuhi mbi pistë bëri që të errësohej shikueshmëria dhe detyroi ndërprerjen e pjesës së fundit të kualifikueseve.
Vershtapen bëri vetëm një xhiro të shpejtë, duke u renditur para Sharl Lëklerk dhe Lens Strioll, ndërsa më pas shiu i rrëmbyeshëm që nisi bëri të qartë se nuk do të kishte më kthim në pistë për shumë prej pilotëve në këto kualifikuese të treta. Kështu, ata që u vonuan të dilnin nga bokset, mbeten të ngujuar aty brenda, si dy makinat Mercedes që kishin qenë konkurruese gjatë gjithë fundjavës dhe pretendonin shumë.
“Ka ardhur nata” tha Fernando Alonso, i katërti me makinën tjetër Aston Martiin, edhe pse ora lokale shënonte 16:11 kur u vendos ndërprerja përfundimisht e kualifikuese. Pak çaste më vonë, mbi pistë shpërtheu stuhia me vetëtima dhe bubullima, duke bërë të qartë se organizatorët kishin marrë vendimin e duhur/