Piloti italian i Ducati, Enea Bastianini fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Malajzisë në MotoGP.
Në pistën e Sepang, ai arriti të triumfojë, duke lënë pas dy pretendentët kryesorë për titullin kampion, Bagnaia e Martin.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Alex Marquez, ndërkohë që në podium u ngjit edhe kryesuesi i renditjes botërore, italiani Francesco Bagnaia me Ducati (i treti). Vetëm i katërti spanjolli i Ducati Pramac, Jorge Martin.
Pas kësaj gare, Bagnaia udhëheq renditjen e MotoGP me 14 pikë avantazh ndaj Jorge Martin, ndërkohë që kanë mbetur edhe dy gara nga fundi (Losail, Katar dhe Valencia, Spanjë). Një duel i fortë mes dy pilotëve, që do të duelojnë deri në fund për titullin.