Las Vegasi ngjyroset i kuq, Lëklerk dhe Sainz dominojnë provat zyrtare dhe lënë pas Vershtapen!
Vija e parë e Çmimit të Madh të Las Vegasit do të jetë ngjyrë e kuqe, me Sharl Lëklerk që arriti të dalë i pari në provat zyrtare të zhvilluar në pistën më të re të Formula 1, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Karlos Sainz.
Në vendin e tretë do të jetë kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, teksa pas tij renditen Rasëll dhe Gasli.
Mbrëmje për t’u harruar ishte për Fernando Alonson, Luis Hamilton dhe Serxhio Perez, të cilët u renditën në vendet 10, 11 dhe 12.
Gara do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 7:00 me orën shqiptare.