Holandezi niset i pari në garë për herë të 12-të këtë sezon!
Maks Fershtapen dhe Red Bull nuk kanë rivalë në këtë kampionat duke dominuar edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dabit. Eventi, i cili është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, është dominuar nga binomi fitues i këtij sezoni të Formulës 1.
Në kualifikueset e treta holandezi përshkroi pistën me kohën më të shpejtë 1:23:445 duke lënë pas Sharl Lëklerk dhe Lukas Piastrin.
Sa i përket Ferrarit, provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dabit, nisën keq pasi Karlos Sainz u eleminua në kualifikueset e para duke marrë vendin e 16-të në startin e garës së nesërme.