45 gara pa fitore janë shumë për një pilot që në karrierën e tij ka arritur 103 fitore në Formula 1.
Për 7 herë kampionin e botës, britanikun Lewis Hamilton, fitorja në Formula 1 mungon që nga gara e Arabisë Saudite në vitin 2021. Në dy vitet e fundit ai është detyruar të pranojë dominimin e Red Bull, duke sjellë edhe pasiguri në të ardhmen e tij.
Në një intervistë për BBC, piloti britanik i Mercedes pranon se situata nuk ka qenë aspak e mirë, por nuk dorëzohet dhe i lëshon sfidën Red Bull për vitin 2024. “Kur kalon sezone të vështira si ky i fundit, vjen një moment që pyet veten se cili është problem, unë apo makina? A kam ende shans për të fituar? A ka mbaruar epoka ime?”, u shpreh Lewis Hamilton.
“Edhe unë jam njerëzor si të gjithë, më mungon ajo magji që më ndihmonte dikur.
Ky sezon nisi keq që në fillim dhe që në Bahrein e kuptova se do të ishte një vit i gjatë për ne. Ishim në rrugën e gabuar dhe kjo na krijonte nervozizëm. Kisha kërkuar që në fillim disa modifikime në makinë që nuk u bënë kurrë, pasi askush nuk e kuptonte ku ishte problem”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
“Përvoja e vitit 2022 na ndihmoi për të qenë optimistë.
i sigurtë se do të arrijmë aty ku duhet edhe pse s’ka për të qenë e lehtë. Verstappen këtë vit fitoi një titull pa djersitur shumë.
Mjafton të shohësh të dhënat. Kur e ndiqja në Austin dukej se e kontrollonte pa probleme makinën. Kjo tregon se ishte në pozita të mira.
Të fitoj një titull të tetë është një motivim për mua”, tha Hamilton.