Ralf Schumacher flet për të vëllanë: Asgjë nuk është më si më parë

Formula 1

Ralf Schumacher flet për të vëllanë: Asgjë nuk është më si më parë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 12:04
Ralf e Michael Schumacher

Kur kanë kaluar 10 vjet nga aksidenti tragjik me ski, jeta e Michael Schumacher dhe familjes kanë ndryshuar totalisht. “Asgjë nuk ëhstë më si më parë”, janë fjalët e vëllait të tij, Ralf Schumacher, gjithashtu një ish-pilot i Formula 1.

“Më mungon Michael i asaj periudhe. Jeta ndonjëherë nuk është e drejtë me njerëzit. Michael në jetën e tij shpesh kishte patur fat, por më pas erdhi ai aksident dramatik”, shprehet më tej Ralf Schumacher.

Duke folur për “Bild”, Ralf Schumacher shton: “Falë Zotit, përmes disa mjekimeve moderne është arritur të bëhet diçka e mirë. Pavarësisht kësaj, asgjë nuk është më si më parë”.

Michael Schumacher u aksidentua teksa bënte ski në Francë. Ai pësoi një goditje të fortë në kokë dhe 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kreu dy operacione në kokë.

“Mund të them vetëm se aksidenti i tij përfaqëson një moment të keq dhe drastik edhe për mua. Kjo që ndodhi ndryshoi tërësisht familjen tonë. Ishim të pafat, madje edhe Mick, që asokohe ishte një fëmijë i vogël”, tha Ralf Schumacher.

Duke folur për marrëdhënien mes tyre, Ralf tha: “Më dha gjithë përvojën e tij. Kisha mundësinë të mësoja nga më i miri. Kur ishim të vegjël flinim shpesh në të njëjtën dhomë. Michael ka qenë gjithnjë pranë meje, ndaj më mungon shumw”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat