Fernando Alonso nuk njeh moshë dhe përgatitet të nisë një tjetër sezon në Formula 1. Veterani spanjoll i Aston Martin, theksoi së fundmi se nuk udhëhiqet nga numri në pasaportën e tij, por nga ndjesia në pistë.
Alonso u shpreh se nuk ka ardhur ende momenti për të menduar tërheqjen nga bota e shpejtësisë.
“Nëse një ditë do të kem ndjesinë se nuk mundëm më, atëherë do të jem i pari që do të ngre duart lart dhe do të dorëzohem.
Por, ky moment nuk ka ardhur ende.
Sezoni i ri parashikohet sërish i vështirë, e di që do të kemi garë të fortë me dy Red Bullët, dy Mercedesët dhe dy Ferrarit. Më duket një mision gati i pamundur të renditemi mes tre të parëve, por do të tentojmë”, u shpreh Alonso.