Drejtori i Ferrarit, Frederik Vaser, u shfaq optimist për makinën dhe sezonin e ri, teksa gjatë prezantimit, francezi theksoi qartë optimizmin pwr njw sezon jashtwzakonisht interesant.
“Këtë vit duhet të fillojmë sërish aty ku lamë sezonin e kaluar, ku ishim vazhdimisht në pozitat kryesore.
Na pret kampionati më sfidues në historinë e Formulës 1.
Duhet të jemi më cinikë dhe efektivë në shfrytëzimin e mundësive, duke u përpjekur të sjellim pikë në shtëpi në çdo garë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi në të gjitha aspektet.
Për të pasur sukses në një kampionat kaq të ngushtë, ne e dimë se tifozët mund të jenë arma jonë shtesë dhe jemi krenarë që mund të mbështetemi tek ata”, u shpreh Vaser.