Verstappen për makinën e re: Jam i emocionuar dhe i padurueshëm

Formula 1

Verstappen për makinën e re: Jam i emocionuar dhe i padurueshëm

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 22:18
Verstappen - majtas

"Jam i emocionuar dhe i padurueshëm. Më në fund të shohësh një makinë të re personalisht është gjithmonë mjaft emocionuese, por tani e vetmja gjë që ka rëndësi është të dal në pistë. Kështu që mezi pres të marr kontrollin e makinës në testet e javës së ardhshme në Sakhir, për të kuptuar se si sillet dhe për rrjedhojë çfarë perspektive mund të na ofrojë”.

Këto janë fjalët e para të Max Verstappen përballë Red Bull RB20 me të cilin njëzet e gjashtë vjeçari, tri herë kampioni i botës, po përgatitet të startojë sërish si favorit i madh në Kampionatin Botëror që fillon të shtunën më 2 mars me Bahreinin.

Gjithashtu në të njëjtën linjë me kampionin është edhe Sergio Perez, i thirrur për të nisur me këmbën e djathtë. “Jam i lumtur që e shoh këtë si fryt të punës së bërë nga ekipi.

Tani ne thjesht duam të shkojmë në rrugën e duhur, por jam i sigurt se kemi bërë hapa të tjerë në drejtimin e duhur dhe ka çdo arsye për të besuar se për ne do të jetë një sezon tjetër në nivelin më të lartë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat