Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” pasditen e sotme në pistën e Sakhir i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Bahrein në Formula 1.
Piloti holandez dha kohën 1’29”179, duke e nisur mbarë këtë sezon, duke siguruar “pole” e parë sezonal.
Në vendin e dytë u rendit Charles Leclerc me Ferrari, duke kompletuar vijën e parë të nisjes.
Në vendin e tretë u rendit britaniku George Russell me Mercedes, që do të ndalë vijën e dytë të nisjes me spanjollin Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari.
Në “top-10” makinat më të shpejta ishin edhe Sergio Perez (Red Bull), Fernando Alonso (Aston Martin), Lando Norris (McLaren), Oscar Piastri (McLaren), Lewis Hamilton (Mercedes) dhe Nico Hulkenberg (Haas). Gara e parë sezonale do të zhvillohet të shtunën, ora 16:00.
Ajo që bie në sy janë diferencat e vogla mes pilotëve, teksa nga vendi i parë deri në atë të nëntë diferenca është vetëm gjysmë sekondi. Cka do të thotë që nesër pritet një garë e fortë mes të gjithë pilotëve, ndërkohë që gara do të zhvillohet me drita.