Viti 2023 ishte i mbushur me ngjarje në auto sportin kosovar, por edhe me suksese të shumta, si në rrafshin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Në gala mbrëmjen e mbajtur të shtunën, Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) ka shpallur më të mirët e vitit, ndërsa një përmbledhje të shkurtë të asaj që ndodhi gjatë vitit e bëri nënkryetari Agron Dida.
Numri i atyre që u nderuan me mirënjohje e plaketa ishte i madh, ashtu siç ishte edhe numri i atyre që kontribuan për rritjen dhe avancimit e auto sportit.
Kulminacioni i mbrëmjes ishte ndarja e dy “Helmetave të Arta”, të cilat iu takuan Egzon Ukëhaxhajt të Prishtina Racing Team dhe Ismail Smanit të Prizrenit D&G.
Po ashtu, me mirënjohje të veçanta u nderuan edhe Liridon Kalenderi, Valdet Kaçandolli, Gazmend Demolli, Përparim Dushi e Faton Rama për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare, ndërkohë që u nderua edhe Arjeta Rysha për të
arrituat në disiplinën malore e auto sllallom si dhe për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.
Mirënjohje për sportistin më fair play iu nda Arlind Ramadanit, ndërsa Samire Jupolli u nderua si sportiste me nevoja të veçanta.
Mirënjohje u ndanë edhe për, institucionet, punëtorët sportivë, sponsorët e mediat.
Më pas, u nderuan edhe më të mirët në gjitha disiplinat dhe klasat përkatëse, plasmanin gjeneral e konkurrenca ekipore.
Fituesit në disiplinat përkatëse:
Lumturie Berisha Isufi (auto sllallom - femrat/bizneset)
Rinor Isufi (auto sllallom - meshkujt/bizneset)
Arjeta Rysha (auto sllallom - femrat/FASK)
Genc Macula (auto sllallom - meshkujt/FASK)
Skender Potera (DRAG)
Genc Macula (SIM Racing)
Rion Tytynxhiu (SIM Racing/juniorët)
Nida Pacolli (Karting sllallom - femrat/bizneset)
Euron Qelaj (Karting sllallom - meshkujt/bizneset)
Rea Gashi (Karting sllallom - femrat/FASK)
Varis Hoti (Karting sllallom - meshkujt/FASK)
Përparim Dushi (malore)
Leutrim Rexhepi (super auto sllallom)