Ajo që u frikësua në orët e fundit tani është bërë një realitet i hidhur.
Në garën e Çmimit të Madh të Australisë, ditën e dielë, do të marrin pjesë vetëm 19 makina në garë.
Skuadra Williams ka vendosur të tërheqë makinën e pilotit amerikan Logan Sargeant, shasia e të cilit do t’i kalojë makinës së Alex Albon.
Gjithçka rrjedh nga aksidenti që përfshiu shoferin tajlandez Albon në provat e lira të zhvilluara sot.
Përplasja e tij e pengoi atë të merrte pjesë në sesionin e dytë tyë provave të lira, por mbi të gjitha dëmtoi në mënyrë të pariparueshme shasinë e tij.
Skuadra e Williams ka ardhur në Melburn pa një shasi reserve.
Skuadra vendosi të garojë me pilotin e saj më të mirë, Albon, duke përjashtuar Sargeant nga kualifikimet dhe gara, edhe pse ai nuk ishte fajtor në këtë situatë. “Na vjen keq që dëmtimi i shasisë na ka detyruar të tërheqim një makinë nga gara.
Është e papranueshme në Formula 1 e sotme të mos kemi shasi rezervë. Si rezultat, na u desh të merrnim disa vendime shumë të vështira sot”, thuhet në deklaratën e Williams.