Dashurie Sefa është fituese e garës së parë për kampionatin e sivjetmë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike.
Anëtarja e Eurogoma RT pati kohën e përgjithshme prej 01:16:026 minuta.
“Nuk kam garuar që nga viti 2019, sot për herë të parë me veturë elektrike.
Sot dola e para dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj me këtë ritëm, madje me rezultate edhe më të mira”, ka thënë Dashurie Sefa pas fitores.
Në pozitën e dytë u rendit Dalina Potera po ashtu e Eurogoma RT me kohën 01:17.009.
Në podium u gjend edhe Arjeta Rysha e AK Ferizajt me kohë 01:18.848 minuta.
Në konkurrencën ekipore, e para u rendit Eurogoma RT, ndërsa pozita e dytë i takoi AK Ferizajt.