Leutrim Isufi është fitues i garës së parë drag race për këtë vit.
Të shtunën u vazhdua gara e muajit maj, ndërsa Leutrimi ishte më i shpejti.
Shtegun prej 402 metrave, ai me Audi SR 1.8 turbo e kaloi për 09:103 sekonda, me shpejtësinë mesatare prej 251 km/h.
“Jam i kënaqur me fitoren, por besoj se mund të arrij rezultat edhe më të mirë. Sigurisht që në garën e dytë synimi është të përmirësoj kohën e arritur sot”, është shprehur Leutrimi pas fitores.
I dyti në Klasën 9 u rendit Ilir Shabani me Golf VII, ndërsa i treti Ardian Begaj me BMW.
Rezultatet:
Divizioni AWD
Klasa 9
1.Leutrim Isufi (Audi S3)
2.Ilir Shabani (Golf VII)
3.Ardian Begaj (BMW)
Klasa 10
1.Zgjim Pira (BMW)