Dashurije Sefa duket e vendosur që garës auto sllallom me vetura elektrike t’i shkojë deri në fund.
Ajo ka fituar edhe në garën e dytë, e cila u mbajt të dielën.
Anëtarja e Eurogoma RT pati kohë prej 01:20.191 minuta.
“Jam shumë e lumtur dhe me fat që edhe në garën e dytë dola e para në konkurrencën e femrave në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike. Ky rezultat më jep motiv për të vazhduar edhe më fort në garat e ardhshme”, është shprehur Dashurije Sefa pas garës.
Në pozitën e dytë u rendit Eriona Qoqaj (01:24.688), ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Fjolla Skeja -Dibrani (01:30.268).
Paraqitje të miirë patën edhe: Shqiponjë Hoxhaj, Elisa Mjeku, Saranda Makolli e Dalina Potera.