Disiplina në karting sllallom po veçohet me rivalitet të theksuar dhe kjo u dëshmua edhe në garën e dytë të kampionatit të sivjetmë, e cila u mbajt të dielën në parkingun jugor të Prishtina Mall.
Kësaj radhe fitues doli Varis Hoti i Prizreni D&G, i cili pati kohë 01:25.126 minuta, ndërsa garën e përfundoi pa asnjë penallti.
Në pozitën e dytë u rendit Gëzim Hoti nga i njëjti klub (01:28,378), ndërsa në podium u gjend edhe Baran Karabeg (01:28.907).
Në konkurrencën ekipore, Prizreni D&G u rendit në pozitën e parë, pasuar nga DTM, Eurogoma RT, Prishtina RT, AK Peja dhe AK Ferizaj.