Teksa garuesit kosovarë po bëjnë përgatitjet e fundit për garën e kësaj fundjave në Grashticë, garuesi i Prishtina Racing Team, Valdet Kaçandolli ndodhet në Itali në garën në Val Camonica, e vlefshme për Kampionarin Evropian të garave malore (EHCC).
Valdet Kaçandolli është i vetmi shqiptar në mesin e 255 garuesve.
Është hera e parë që nga viti 2005, që të ketë një numër kaq të madh garuesish
Edhe pse është hera e parë e tij në këtë shteg, ambiciet e tij për podium janë të pranishme, pavarësisht një defekti teknik në veturën e tij Suzuki Swift R5.