Një garë fantastike e McLaren në pistën e Hungaroring i dha një fitore të dyfishtë makinës britanike, që triumfoi sot pasdite me Oscar Piastri, në garën e Cmimit të Madh të Hungarisë. Ky është suksesi i parë në karrierën për pilotin australian, që mori kreun e garës tri xhiro nga fundi, kur shoku i tij i skuadrës Lando Norris ia dhuroi atë.
Në vendin e dytë u rendit britaniku Lando Norris, që bëri një garë të mirë, por në fund ia la kreun Piastri. Ai është piloti i shtatë që fiton një garë këtë sezon. Podiumi kompletohet me pilotin britanik të Mercedes, Lewis Hamilton (i treti), që arriti të mbajë pas kampionin e botës në fuqi Max Verstappen, protagonistë të një kontakti në xhirot e fundit të garës.
Një garë e dominuar nga pilotët e McLaren, që e nisi nga vija e parë me të dy pilotët e saj dhe e mbylli me një fitore të dyfishtë. Gjithsesi, emocionet në fund i dhuroi kontakti mes Hamilton e Verstappen, me holandezin që del jashtë piste dhe e mbyll garën në vendin e pestë, pasi u parakalua nga Charles Leclerc me Ferrari (i katërti).
2PG0ABB Jeddah, Saudi Arabia. 19th Mar, 2023. #81 Oscar Piastri (AUS, McLaren F1 Team), #4 Lando Norris (GBR, McLaren F1 Team), F1 Grand Prix of Saudi Arabia at Jeddah Corniche Circuit on March 19, 2023 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by HIGH TWO) Credit: dpa/Alamy Live News
Holandezi i Red Bull ishte shpesh nervoz gjatë garës, teksa u detyrua edhe në fillimin e saj të hapë krahun, pasi përfitoi një pozicion pasi doli jashtë piste. Gjatë garës, pilotët përdorën shpesh strategji të ndryshme në momentin e vendosjes së gomave, duke e bërë atë interesante, sidomos në garën për vendin e tretë.
Drejtuesit e McLaren vendosën që pilotët të ndërronin vendet, pasi Piastri e meritonte atë pavarësisht se e humbi kreun kur ndërruan gomat.
Pas Verstappen, u renditën Carlos Sainz me Ferrari (i gjashti), Sergio Perez me Red Bull (i shtati), George Russell me Mercedes (i teti), Yuki Tsunoda me RB (i nënti) dhe Lance Stroll me Astron Martin (i dhjeti).