Skender Potera tash e sa kohë është kryefjala e garave në disiplinën Drag Race.
Sa herë që në garë shihet Audi TT RS e tij, fituesi pothuaj dihet, ndërsa kureshtja kalon te koha për të cilën pritet të përfundojë garën.
Kështu pritet të jetë edhe në Drag Race 3, që mbahet në këtë fundjavë.
“Do të marrim pjesë edhe në Drag Race 3 dhe pres të arrij rezultat të mirë.
Sigurisht që konkurrenca do të jetë e fortë, por besoj se do ta arrij fitoren e radhës, ndërsa synimi ynë është që çdo herë të përmirësojmë kohën nga gara paraprake”, ka thënë Potera për faqen zyrtare të FASK-ut.