Kampionati botëror Moto GP përfundon pushimet verore dhe nis pjesën më intensive të sezonit të tij. Pasi janë zhvilluar 9 gara në 131 ditë kalendarike, motorrat po përgatiten të përjetojnë 11 sfidat që do të vendosin gjithçka.
Momenti “më i nxehtë” pritet të jetë mesi i shtatorit deri në fillim të nëntorit, kur nuk do të ketë më pauza.
Dueli për titull është kryëfjala e këtij edicionit, pasi diferenca mes Francesco Bagnaia dhe Jorge Martin është 10 pikë. Pavarësisht se Pecco favorizohet nga motori dhe kushtet më të mira të tij, spanjolli Jorge Martin ka dalë përtej parashikimeve, duke e konkurruar Bagnaian në çdo garë.
Gara e ardhshme do të jetë ajo e Britanisë së madhe e programuar për këtë fundjavë. Pista e Silverstone është e tillë që çdokush ka mundësi të bëjë mirë. Mjafton të kujtojmë faktin që asnjë pilot aktiv nuk ka fituar më shumë se 1 herë këtë çmim.
Nga ana tjetër, ka garë edhe për vendin e tretë të podiumit në klasifikimin e përgjithshëm. Marc Marquez dhe Enea Bastianini nuk kanë arritur ende asnjë fitore në këtë sezon, por janë aty më shumë se kurrë gati për të lënë shenjën e tyre.