McLaren vë në shënjestër Red Bull

Formula 1

McLaren vë në shënjestër Red Bull

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 11:17
Pamje nga një garë

Andrea Stella, drejtori sportiv i McLaren, ka rinocuar sot kontratën e tij në krye të skuadrës britanike. Ardhja e tij ka bërë që McLaren të jetë më kompetitive, duke fituar edhe dy gara këtë sezon në Formula 1, një me Oscar Piastri dhe një me Lando Norris.

Ndërsa rivalët e Red Bull, Ferrari dhe Mercedes po përpiqen të sjellin përditësime në pistë, për disa javë McLaren ka qenë pika e referencës për sa i përket performancës dhe përshtatshmërisë ndaj pistave, gomave dhe temperaturave. McLaren ka bërë një hap të rëndësishëm përpara me paketën e re të sjellë në Miami.

Diferenca mes McLaren dhe Red Bull është vetëm 42 pikë, me makinën britanike që ka kaluar Ferrari në renditjen e pilotëve dhe konstruktorëve. Andrea Stella tha se McLaren do të ketë përditësime në më shumë fundjava në gjysmën e dytë të sezonit: “Tani jemi në gjendje të shfrytëzojmë disa nga këto zhvillime që kemi fituar. Pres që për pjesën e dytë të sezonit të kemi mjaft risi në shumë gara, disa pjesë të reja”.

“Në një farë mënyre, jam i befasuar që kemi qenë kaq konkurrues, duke marrë parasysh që nuk kemi sjellë shumë pjesë të reja që nga Miami. Kjo do të thotë që përditësimi i Miami ishte i rëndësishëm, por ka disa përditësime që do të vijnë në pjesën e dytë të sezonit. Ne jemi pranë Red Bull dhe synojmë titullin për konstruktorë këtë sezon. mund t’ia dalim mbanë”, tha Stella.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat