Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin, njoftoi mëngjesin e sotëm se janë bërë 200 arrestime që nga fillimi i Lojërave Olimpike “Paris 2024”. Personat që iu nënshtruan këtyre masave u ndaluan në Paris dhe zonat përreth. Ministri shtoi se çdo ditë njerëzit që ishin potencialisht të gatshëm për të ndërmarrë veprime të dysjimta, ndaloheshin.
Mbrëmje rekord për notaren amerikane Katie Ledecky. Në stafetën 4×200 stil i lirë, Ledecky (argjend) korri medaljen e 13-të të karrierës së saj olimpike, duke u bërë sportistja me më shumë medalje olimpike në historinë e notit. 27-vjeçarja ka fituar deri më tani 8 medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronz në katër Olimpiada, me synimin edhe pas 4 vites në Los Anxhelos.
Tenisti britanik Andy Murray, ish-numri 1 në botë për meshkuj, i dha fund karrierës së tij. Në çerekfinale, ai u eliminua nga loja dyshe në Olimpiadë, duke mbyllur kështu karrierën e tij. Në karrierën e tij, Murray ka fituar dy medalje të arta olimpike (2012 dhe 2016) si dhe tre tituj Grand Slam (US Open në 2012 dhe Wimbledon në 2013 dhe 2016).
Numri 1 në botë për femra në tenis, polakja Iga Swiatek, është eliminuar nga Olimpiada pariziene.
Pretendetja për medaljen e artë, çuditërisht iu dorëzua në gjysmëfinale kinezez Qinwen Zheng, numri 7 në botë. Swiatek u mund 2-0 (6-2, 7-5) pas gati dy orësh lojë.
Presidenti i IOC, Thomas Bach ka takuar sot kryeministren italiane Giorgia Meloni, në lidhje me incidentin e krijuar në boks. Boksierja italiane Carini braktisi pas 46 sekondash ndeshjen me trasgjinoren algjeriane Imane Khelif, pasi deklaroi se boksonte shumë fort për një femër. IOC ka thënë se Khelif është femër pavarësisht se dikur ka qenë mashkull dhe plotëson kriteret dhe ndjek normat mjekësore të kërkuara.