Gjithçka gati për garën më të madhe të vitit në Drag Race

Formula 1

Gjithçka gati për garën më të madhe të vitit në Drag Race

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Gjithçka është gati për garën më të madhe të vitit në disiplinën drag race.

Gjatë dy ditëve të fundjavës, në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, mbahet gara Drag Race, e treta për HIB Kampionatin e Kosovës në këtë disiplinë.

Interesimi për pjesëmarrje është i madh, e sigurisht i tillë do të jetë edhe sa i përket shikueshmërisë.

Më pas vazhdohet me kontrollin teknik të veturave, verifikimin e dokumentacionit, brifingu me garues e kualifikimet. Pas përfundimit të tyre bëhet publikimi i listës startuese, ndërsa të shtunën mbahet gara zyrtare për klasat 16, 15, 14 dhe 13 në dy divizionet, AWD dhe FWD-RWD.

Të dielën, në orën 10:45 është brifingu me garues e më pas (11:00) fillon gara për klasat 12, 11, 10, 09...

Përveç veturave që tashmë jemi mësuar t’i shohim në Drag Race, është e sigurt se do të ketë edhe shumë të tjera e shumë atraktive me të cilat do të garojnë bashkatëdhetarët tanë që aktualisht janë me pushime në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat